Vritet një 35 vjeçar në Obiliq

Vritet një 35 vjeçar në Obiliq

Në mesditën e sotme rreth orës 14:00 është vrarë një person i moshës 35 vjeçare, i njëjti është pranuar në QKUK pa shenja jete. Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:00, policia ka marre informatën se një person rreth 35 vjeç , me plage nga arma e zjarrit dhe pa shenja jete është pranuar në QKUK, në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative e hetimore për të sqaruar dhe ndriçuar rrethanat e kësaj ngjarjeje”, thuhet në përgjigjën e saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babimoc të komunës së Obiliqit, dhe aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshuar.

“Kësisoj nga informacionet e para qe ka siguruar policia është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Babimoc – komuna e Obiliqit. Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshuar deri në sqarimin e plotë të gjitha rrethanave të ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e personave që mund të jenë të implikuar në rast”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit. /Insajderi.com