Vritet një person në Novosellë të Pejës

Vritet një person në Novosellë të Pejës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, i cili ka përfunduar me vrasje, në fshatin Novosellë të Pejës.

Rastin për Gazeten Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 14:40 Policia ka marrë informacionin për një vrasje me armë në Novosellë, menjëherë i është përgjigjur informatës dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur në një trup ku vdekjen e viktimës ka konstatuar edhe mjeku kujdes”.

Tutje, Gashi ka shtuar se “i dyshuari është në arrati teksa policia në kërkim të të dyshuarit dhe në hetim të rastit”./Insajderi.com