
Një person është vrarë të shtunën mbrëma në fshatin Soniq të Rahovecit, njofton Insajderi.
Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një familjar të viktimës që dyshohet të jetë dorasi.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Soniq të Rahovecit ka ndodhur një plagosje me pasoja vdekjeprurëse. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë.
Dyshohet se palët janë familjarë në mes vete. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Nysret Xhurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës./Insajderi.com