Vritet një person në Tiranë

Vritet një person në Tiranë

Ka vdekur në spital personi i cili ishte plagosur mëngjesin e së enjtes pranë Piramidës në Tiranë, tranmseton Insajderi.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se viktima është rreth moshës 66-vjeç.

Ai dyshohet se është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta dhe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.

“Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com