Vuçiç: Vazhdimi i dialogut me Prishtinën në maj, Perëndimi bën presion për njohje të pavarësisë së Kosovës

Vuçiç: Vazhdimi i dialogut me Prishtinën në maj, Perëndimi bën presion për njohje të pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se pritet që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë në maj të këtij viti, për çka shtoi se Beogradi është i gatshëm, transmeton Insajderi.

Siç u shpreh ai, Serbia është në presion pasi Perëndimi po pret që ajo ta njoh pavarësinë e Kosovës “dhe ky është thelbi i gjithë procesit”.

Siç raporton media serbe ‘Tanjug’, ndonëse Vuçiq nuk dëshiron të thotë se është në një pozitë të pashpresë, e bëri të qartë se është në një pozitë shumë të vështirë sa I përket kësaj çështjeje.

“Ne presim që dialogu të vazhdojë në fillim të majit, ne do të jemi të gatshëm për ta filluar këtë dialog. Perëndimi pret nga Serbia që të jetë ajo e cila do të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe kjo është thelbi i vetë procesit,” tha Vuçiç.

Ai tha se do të mbrojë interesat shtetërore dhe kombëtare dhe se do të mbajë “atë që mund të mbajmë dhe atë që nuk kemi arritur të humbasim deri më tani”.

Ai përmendi se do të insistojë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, veçanërisht në çështjen e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

“Ne u referohemi fjalëve të Lajcak se ajo që u ra dakord duhet të përmbushet,” tha Vuçiq. /Insajderi.com