
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka theksuar se Britania e Madhe nuk është kundër zgjidhjes së çështjes së Kosovës, porse duan që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës me kapacitet të plotë, gjë që, siç ka theksuar, nuk është kurrfarë zgjidhje kompromisi.
“Ata edhe pse nuk e definojnë në këtë mënyrë, dëshirojnë që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Nga pikëpamja e tyre, kjo është zgjidhja, edha ajo që Serbia mos të fitojë asgjë. Kjo për ne nuk është zgjidhje kompromisi, ndërsa Serbia është për kompromis”, ka thënë Vuçiq, transmeton Insajderi.com.
Ai ka thënë se nuk është i sigurt se ata janë të vetmit që e kërkojnë këtë, por që e thonë në mënyrë të qartë qysh prej vitit 2008.
“Ky ka qenë qëndrimi i tyre edhe më herët, por se “bëheshin anglezë” deri në vitin 2008, kur përfundimisht e pranuan qëndrimin e vet. Ata shpresojnë se Serbia do ta pranojë Kosovën në kapacitet të plotë. Unë nuk duhet të them se kjo është joreale”, tregon ai.
Në pyetje se çfarë po ndodhë me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai është përgjigj: “Asgjë”.
“Asgjë si zakonisht. Afati kalon më 4 gusht. Ju kujtohet kur ju kam thënë se nuk do të ketë asgjë prej kësaj pune”, ka shtuar kryetari serb.
“Ata e kanë vetëm një qëllim, e ky është “ta marrin” veriun e Kosovës”, ka thënë Vuçiq./Insajderi.com.