Vuçiq i ankohet ambasadorëve evropianë për Asociacionin

Vuçiq i ankohet ambasadorëve evropianë për Asociacionin

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me ambasadorë të shteteve të Bashkimit Evropian.

Gjatë këtij takimi, Vuçiq është ankuar për ngecjen e negociatave me Kosovën dhe problemet për krijimin e Asociacionit me shumicë serbe, njofton Tanjug.

Disa muaj më herët, Kosova ka pezulluar bisedimet me Serbinë për shkak të arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë, derisa nuk priten bisedime në kohën kur Kosova është pa qeveri./Insajderi.com