Vuçiq: Ata nuk duan as modelin e dy Gjermanive

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “dikush është nervoz sepse më nuk duan ta pranojnë as modelin e dy Gjermanive e gjëja e vetme që duan është që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës pa asnjë fjalë”.

Vuçiq: Ata nuk duan as modelin e dy Gjermanive

Ai ka shtuar se “Serbia duhet të jetë e qetë dhe përkrahë popullit të saj në Kosovë”.

Duke komentuar dëshminë e Ramush Haradinajt para Kolegjit të Specializuar në Gjykatës Speciale, Vuçiq ka thënë se “loti serb nuk ka prindër, e nuk do ta gjejë as në botë”.

“Me forcimin e Serbisë, ne e forcojmë edhe pozitën e popullit tonë në Kosovë, dhe pozitën tonë negociuese. Në asnjë moment nuk duhet t’i humbim nervat”, ka porositur Vuçiq.

Ai ka premtuar ndihmë dhe rritje të rrogave dhe pensioneve përkrahë shtesës kosovare, për serbët e Kosovës./Insajderi.com.