
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ata serbë të cilët nuk janë pas Listës Serbe, do ta kenë vështirë ta marrin besimin e qytetarëve serbë.
Sipas tij përmes Listës Serbe “ruhet uniteti dhe mbijetesa e popullit serb në Kosovë”, raporton KosovoOnline, transmeton Insajderi.com
Ai komentoi edhe bashkimin e partive shqiptare në Mitrovicën e Veriut, duke thënë se “është puna e tyre të bashkohen”.
Lista Serbe është subjekt politik i mbështetur direkt nga Beogradi zyrtarë.
Përfaqësuesit e këtij subjekti politik nuk i raportojnë të Prishtinë të hyrat që i marrin nga Beogradi.
Shpesh ky subjekt politik ka pasur impakt në krijimin e institucioneve të vendit. /Insajderi.com