Vuçiq: Ballkani i Hapur është vendim historik

Vuçiq: Ballkani i Hapur është vendim historik

“Ballkani i Hapur është vendim historik”.

Kështu, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka cilësuar këtë iniciativë.

Ai ka publikuar në Instagram një fotografi ku shihet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.

Sipas agjendës së publikuar, Rama, Vuçiqi e Dimitrovi do të mbajnë takim me biznese nga këto vende, ndërsa në orën 11:30 është paralajmëruar konferencë e përbashkët.

Ballkani i Hapur

Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut ishin iniciatorë të kësaj iniciative.

Por, nuk gjetën mbështetje tek shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Më të zëshëm kundër ishin Kosova e Mali i Zi.

Madje, kundërshtimi i Kosovës e konfrontoi  atë me Shqipërinë – në nivel kryeministrash.

Albin Kurti dhe Edi Rama kishin divergjenca të thella në këtë çështje, sa raportet për një kohë kanë qenë të zymta.

Ndërkohë, nuk është i qartë qëndrimi perëndimor ndaj kësaj iniciativa.

Në disa raste është parë si projekt i papërshtatshëm për shkak të procesit të Berlinit. /Insajderi.com