Vuçiq: Bisedimet me Escobarin dhe Lajçakun ishin të vështira dhe serioze

Vuçiq: Bisedimet me Escobarin dhe Lajçakun ishin të vështira dhe serioze

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka vlerësuar si “të vështira” dhe “serioze”, bisedimet me negociatorët ndërkombëtarë, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

Vuçiq në një intervistë për televizionin Happy, tha se nuk mund të fliste për detaje, por që sipas tij, ishin “bisedime të njerëzve seriozë”.

Mes tjerash, presidenti serb ka përsëritur se është gjithmonë i gatshëm të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Edhe pse nuk e shoh shumë të arsyeshme të bisedoj me të [Kurtin], megjithatë gjithmonë jam i gatshëm për këtë gjë”, është shprehur ai.

Për shkuarjen e ambasadorit të ri amerikan në Beograd, Christopher Hill, Vuçiq ka thënë se edhe pse “përvojat tona nuk janë të lehta, ne i mirëpresim ato”.

Ndërsa, për inciativën e Ballkanit të Hapur, ka theksuar se është një “projekt i mençur”./Insajderi.com