Vuçiq: Bisedimet me Kosovën rifillojnë brenda ditësh

Vuçiq: Bisedimet me Kosovën rifillojnë brenda ditësh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën do të rinisin brenda ditësh.

Ai nuk specifikoi datën për rinisjen e bisedimeve, të cilat ngecën vitin e kaluar, por tha: “Ne po flasim për ditë, jo javë”.

Vuçiq shtoi më 4 qershor se Serbia është “gjithmonë e gatshme të flasë” dhe “nuk dëshiron një konflikt i ngrirë”, shkruan Radio Free Europe, transmeton Insajderi.

Qeveria Serbe ka deklaruar se procesi i normalizimit me Kosovën është një nga përparësitë e saj.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, i cili mori detyrën në mars, ka thënë se është e zënë me luftimin e pandemisë së Coronavirusit dhe se bisedimet me Serbinë nuk janë prioritet për të.

Uashingtoni dhe Brukseli kanë thënë se normalizimi është thelbësor për integrimin e tyre të mëtejshëm në institucionet euro-atlantike. Serbia dhe Kosova po kërkojnë të dy anëtarësimin në BE dhe Kosova synon gjithashtu anëtarësimin në NATO./Insajderi.com