
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë më patriarkun serb, Irinejem, ku një nga temat ka qenë edhe çështja e Kosovës, njofton Insjaderi.
Në profilin e tij ne Facebook, Vuçiq është shprehur se përveç temave tjera, ai ka biseduar edhe për luftën që Serbia po e zhvillon në aspektin diplomatik për Kosovën.
Duhet theksuar së roli i kishës serbe në agjendat politike të Serbisë, ka qenë një vazhdimësi historike, ku kisha i ka paraprijë nacionalizmit serb duke u shndërruar në bosht të identiteti./Insajderi.com