
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka biseduar përmes telefonit në mëngjesin e së enjtes me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Në këtë bisedë është diskutuar arritja e marrëveshjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug, transmeton Insajderi.
Kjo është biseda e parë midis liderëve të Serbisë dhe Rusisë pas nënshkrimit të marrëveshjes më 4 shtator.
Kujtojmë se pas marrëveshjes së 4 shtatorit ka pasur përplasje në deklarata mes disa zyrtarëve rus e atye serbë. /Insajderi.com