Vuçiq: Borrel ka thënë se pa marrëveshje me Kosovën s’ka anëtarësim në BE

Përfaqësuesi i lartë i BE për politikë të jashtme dhe siguri Joseph Borrell ka porositur në Beograd se pa zgjidhje të marrëdhënieve me Kosovën, perspektiva e Serbisë në çdo rast është në pikëpyetje, ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pas bisedës me shefin e diplomacisë evropiane.

Vuçiq: Borrel ka thënë se pa marrëveshje me Kosovën s’ka anëtarësim në BE

Vuçiq e ka falënderuar Borrellin për dëshirën e tij që ta emërojë një emisar të tij për dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe që personalisht të angazhohet në këtë proces.

“Zotëri Borrell ka përsëritur atë çfarë BE ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme, se pa zgjidhje të marrëdhënieve me Kosovën perspektiva evropiane e Serbisë në asnjë rast nuk do të jetë e sigurt”, ka thënë Vuçiq në konferencë për gazetarë pas takimit me Borrellin, duke shtuar se “njerëzit në Serbi duhet ta dinë këtë dhe prandaj ne jemi të detyruar të punojmë në drejtim të marrëveshjes”.

Ai ka porositur se “Serbia gjithmonë është e gatshme të ulet në tryezën e negociatave, menjëherë pasi Kosova t’i heqë taksat, dhe se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga dialogu, sepse ruajtja e paqes dhe stabilitetit është më e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe qëndrimin e njerëzve në vend./Insajderi.com.