Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se deklaratat nga Prishtina pas themelimit të institucioneve, nuk janë inkurajuese, transmeton Insajderi.
Kështu u deklarua ai në një intervistë televizive, pasi u pyet se si e komenton zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të Kosovës.
Vuçiq tha se “ata duan njohje të mëdha në mënyrë që Prishtina ta njohë Serbinë pa Kosovën”, por që sipas tij, kjo gjë nuk do të ndodhë.
“Tani do të doja të pyesja ata nga Beogradi që i mbështetën, çfarë prisnit. Ata duan njohje të madhe, dhe kjo është që Prishtina të njohë Serbinë pa Kosovën. Faleminderit për atë ofertë, por kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçiq në ‘TV Pink’.
Vjosa Osmani arriti të zgjedhet presidente e vendit më 4 prill, ku në raundin e tretë të votimit në Kuvend, mori gjithsej 71 vota pro dhe 11 abstenime. /Insajderi.com