Vuçiq, deputetit shqiptar në Serbi: A guxon kush në Prishtinë e Tiranë të flas siç po flet ti në Serbi?

Shaip Kamberi ka thënë në seancën e sotme të Parlamentit Serb se në Serbi po lulëzon ksenofobia, se nuk respektohen të drejtat e pakicave dhe se është një shtet autoritar. Aleksandër Vuçiq ka reaguar pas këtyre komenteve. I ka thënë Kamberit se s’ka të drejtë të flas kështu, derisa e ka pyetur nëse dikush në Prishtinë e Tiranë guxon të flas kaq hapur.

Vuçiq, deputetit shqiptar në Serbi: A guxon kush në Prishtinë e Tiranë të flas siç po flet ti në Serbi?

Komentet e deputetit shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, se “Serbia është një shtet autoritar që nuk i respekton të drejtat e pakicave”, janë kundërshtuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, njofton Insajderi.

Kamberi në deklaratën e tij në seancën e parë parlamentare me legjislaturën e re serbe, tha se Serbia nuk respekton pakicat dhe se në Serbi “po lulëzon ksenofobia”.

Por, Vuçiq e ka kundërshtuar atë, duke i thënë se nuk ka të drejt të flas për mos-respektim të pakicave, pasi vetë Kamberi, sa ishte kryetar i Komunës se Bujanocit “ka dëbuar përfaqësuesit e popullatës serbe në Bujanoc”.

“Dikush që dëboi 42% të serbëve nga pushteti në Bujanoc flet për rrezikimin e komuniteteve pakicë. Ata po kërkojnë një pozicion ministror me 0.5 për qind të popullsisë në Serbi ndërsa që 42 për qind serbë në Bujanoc nuk lejohen të marrin pjesë në qeveri. Kaq për totalitarizmin dhe mosrespektimin e të drejtave të pakicave”, tha Vuçiq në një konferencë shtypi në Pallatin e Serbisë.

Vuçiq ka shtuar se është “i lumtur që shqiptarët në Serbi mund të flisnin kaq hapur për këto probleme, para një audiencë milionëshe”.

“A mund ta thotë dikush tjetër këtë në Prishtinë, Tiranë apo diku tjetër?”./Insajderi.com