Vuçiq dhe Mogherini bisedojnë në telefon për Kosovën

Vuçiq dhe Mogherini bisedojnë në telefon për Kosovën

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme Federica Mogherini u pajtuan se është e nevojshme për të zbatuar menjëherë marrëveshjet në mes të Beogradit dhe Prishtinës, për shkak se ajo është një kusht themelor për rifillimin e dialogut për çështje të tjera të rëndësishme, njoftoi sot Qeveria e Serbisë.

Vuçiq dhe Mogherini në një bisedë përmes telefonit janë kanë pranuar se vazhdimi i rrugës evropiane është i një rëndësie të veçantë, jo vetëm për politikën por edhe për të ardhmen ekonomike të Serbisë

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç më herët ka thënë se kushtet e reja të vendosura nga Prishtina për të vazhduar dialogun në Bruksel tregojnë se Kosova dëshiron dialog.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj dialogut, ne jemi të përkushtuar për lloje të ndryshme të kompromiseve, por kjo është si e pamundur. Ne nuk dialogojmë se duam vetëm për të bërë përparim në rrugën evropiane, por edhe sepse jemi të bindur se kur kemi marrëdhënie më të mira me shqiptarët, ato do të jen si parakusht për progresin në rajon”, tha Vuçiç/Insajderi.com