Vuçiq dhe Zaev zhvillojnë bisedë telefonike

Vuçiq dhe Zaev zhvillojnë bisedë telefonike

Dy zyrtarë njoftohet se do të diskutojnë krizën më të fundit diplomatike në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev do të zhvillojnë sot një bisedë telefonike për zhvillimet e fundit diplomatike për marrëdhëniet mes dy vendeve, shkruan pink.rs.

Vuçiq ka larguar personelin e tij nga ambasada në Shkup pasi që qeveria e Maqedonisë ka mbështetur përpjekjen e re të Kosovës për tu bërë anëtare në UNESCO.

Mirëpo presidenti serb është shprehur se marrëdhëniet në mes shtetit serbë dhe maqedonë dëshiron të jenë të mira. /Insajderi.com