Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shprehur i bindur se negociatat për anëtarësim në mes të Serbisë e Bashkimit Evropian do të zgjasin më së largu deri në vitin 2024, kur edhe i përfundon mandati qeverisë do të dalë nga zgjedhjet e fundit, ndërsa anëtarësimi në BE do të ndodhë deri në vitin 2026, shkruan N1, njofton Insajderi.
Këto komente Vuçiq i ka bërë në një prononcim për media, derisa po qëndron në Bruksel, ku po takohet me zyrtarët më të lartë të unionit.
Para se të vazhdohet dialogu, shtoi Vuçiq, duhet të ketë një takim të liderëve nga rajoni me udhëheqësit e Samitit të Parisit.
Ai pret që dialogu me Prishtinën të vazhdojë brenda dy ose tre javësh./Insajderi.com