Presidenti serb tha se do të luftojë ashpër për Kosovën pak para zgjedhjeve në Serbi.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar se do të luftojë për Kosovën më shumë sesa ata që e kanë gojën e mbushur me “heronjë”.
Në një intervistë për TV Pink, Vuçiq i dha këto komente në prag të zgjedhjeve të 21 Qershorit në Serbi që janë shumë të rëndësishme për të, para dialogut me Kosovën, transmeton Insajderi.
“Njerëzit tanë e kuptojnë gjithçka që po ndodh mirë, përveç që ne jemi copëtuar midis dëshirave dhe realitetit. Unë nuk kam ardhur të marrë votat e njerëzve që duan të dëgjojnë se gjithçka do të jetë e lehtë, vetëm për të thënë ‘jo'”, tha Vuçiq.
Me 27 Qershor një delegacion nga Kosova dhe Serbia do t’i përgjigjen ftesës së emisarit të Trump-it, Richard Grenell. /Insajderi.com