Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka thënë gazetës gjermane Handelsblatt se duhet një kompromis për Kosovën.
Vuçiq, theksoi se “duhet të ndalohet me çmendurinë e së kaluarës”.
Ai theksoi se vetëm dialogu është mënyra e vetme e stabilitetit në rajon.
“Serbia dhe unë duam paqe. Le të ndalojmë çmendurinë e së kaluarës. Atëherë i gjithë rajoni mund të bëhet motori i rritjes së re për Evropën”.
I pari i Serbisë deklaroi po ashtu se “nuk mund të mbijetojnë pa Bashkimin Evropian”.
Shprehu lavdërim për kancelaren gjermane, Angela Merkel.
“Ajo na dha stabilitet, liri të udhëtimit në BE, ndihmoi në krizën e migrantëve në 2015. Dhe pyeti Ministrin e Ekonomisë Altmeier dhe të tjerët të punojnë ngushtë me ne ”.
Më 19 korrik, në Bruksel u zhvillua takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Edhe nga ai takim kishte veç një pajtim; të takohemi përsëri. /Insajderi.com