Vuçiqi betohet në kushtetutën që e parasheh Kosovën si territor të Serbisë

Vuçiqi betohet në kushtetutën që e parasheh Kosovën si territor të Serbisë

Aleksander Vuçiq është betuar si president i Serbisë në parlamentin e shtetit për të filluar mandatin pesë vjeçar.

Vuçiq betimin e ka bërë me dorë mbi Kushtetutë e cila e parasheh Kosovën territor të Serbisë.

“Betohem se do të ruaj sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse e saj”, ka thënë Vuçiq.

“Do të mbroj të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe do ta respektoj Kushtetutën dhe ligjet. Do të bëj përpjeke për të ruajtur paqen dhe mirëqenien e gjithë qytetarëve të republikës dhe me ndërgjegje e përgjegjësi do të përmbush të gjitha detyra”.