
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi të premten se e di që dialogu me Kosovën është ndër kushtet që Beogradi duhet t’i plotësojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Pikërisht, këto komente Vuçiq i bëri gjatë pranimit të 20 auto-ambulancave që Bashkimi Evropian ia dhuroi Serbisë, raporton Danas, transmeton Insajderi.
I pari i Serbisë është kritikuar shumë, pasi në Instagram publikoi një fotografi në të cilën shihej flamuri serb i vendosur mbi hartën e Kosovës.
Mijëra raportime janë bërë në Instagram për atë postim që po cilësohet të jetë gjuhë e urrejtjes. /Insajderi.com