
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se presidenti i këtij vendi, Aleksadar Vuçiq, do të paraqesë një raport mbi Kosovën sot para përfaqësuesve të partive jo-parlamentare, të cilat marrin pjesë në dialogun ndërpartiak, transmeton Insajderi.
Kështu është deklaruar ai për ‘Tanjug’, ku vlerësoi se ky është një kontribut në unitetin e përgjithshëm të shtetit.
Edhe para shkuarjes në Bruksel ku u pati takuar për herë të parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 15 qershor, Vuçiq, kishte njoftuar se do t’iu drejtohet deputetëve rreth të njëjtës temë në një seancë e cila do të mbahet më 22 qershor. /Insajderi.com