fbpx

Vuçiq e lutë BE-në ta thotë qartë se çka pret nga Serbia për Kosovën

Vuçiq e lutë BE-në ta thotë qartë se çka pret nga Serbia për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që qartë dhe hapur të thotë se çfarë pritet nga Serbia gjatë integrimit evropian.

Pas takimit të Këshillit të lartë për bashkëpunim Greqi-Serbisë në Selanik, Vuçiq tha se Serbia dëshiron të di se në cilin afat mund të hyjë në BE kur të përmbushen të gjitha kushtet, pasi që njerëzit do të ishin të motivuar dhe reformat do të zbatoheshin më lehtë.

Ai tha se nuk pret përgjigje në këtë çështje, por do të vazhdojë të pyesë.

Vuçiq ka shtuar se të gjithë e kanë të qartë se pengesa më e madhe është Kosova dhe i bëri thirrje BE-së që qartë dhe hapur të thotë se çfarë pret nga Serbia lidhur me këtë çështje.