Vuçiq: E pakëndshme të flasësh me Kurtin por edhe më e lehtë

Vuçiq: E pakëndshme të flasësh me Kurtin por edhe më e lehtë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se është e pakëndshme të flasë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, mirëpo shton se ishte më e lehtë që me të të fliste në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, njofton Shqip.com.

Kështu u shpreh ai në një intervistë për medien serbe “Happy TV”, ku tha se “Kurti nuk dëshiron të flasë për të ardhmen”.

“Ai nuk dëshiron të flasë për të ardhmen, nuk është i interesuar për të. Ai nuk flet. Është e pakëndshme të flasësh me të, por edhe më e lehtë”, tha Vuçiq, raporton “Tanjug”.

Vuçiq vlerëson se bisedimet me përfaqësuesit e tjerë të Kosovës ishin më ndryshe, ata folën për obligimet që nuk ishin të lehta për t’u përmbushur.

“Sot është më e lehtë për mua, por më e pakëndshme”, shtoi presidenti serb.

Kurti dhe Vuçiq pritet të takohen për herë të tretë në Bruksel në shtator të këtij viti. Ata u takuan dy herë radhazi që kur Kurti erdhi në krye të ekzekutivit, por nuk u pajtuan për asnjë pikë të shtruar në tryezë. /Insajderi.com