Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar sit ë guximshme deklaratën e kryetarit të Akademisë Serbe të Shkencave, Vladimir Kostiq, i cili tha se Kosova nuk është pjesë e Serbisë, transmeton Insajderi.
Vuçiq tha se ka mendime të kundërta me Kostiq dhe se “pothuajse për asgjë nuk jam dakord me të. Por, duhet të bisedojmë dhe tolerojmë njëri-tjetrin, dhe jo t’ia shajmë nënën dikujt nëse mendon ndryshe”.
“Ai është një njeri që tregoi guxim dhe përgjegjësi për të shprehur një qëndrim që nuk është i shumicës, ashtu si filluan sulmet kur përmenda se duhej bërë përkufizimi i kufirit [me Kosovën]. Më sulmuan nga të gjitha anët, dhe askush nuk më ofroi kurrë një alternativë, përveç ‘prisni’. Dhe çfarë do të presim? As vet nuk e di se çfarë do të presim”, ka thënë Vuçiq, duke komentuar deklaratën e akademikut Kostiq.
Tutje, Vuçiq, në televizionin “Happy” tha se pajtohet me kreun e Akademisë Serbe lidhur me status quo-n në Kosovë./Insajderi.com