Vuçiq: E vlerësoj energjinë e Grenelit, por përshpejtimi i bisedimeve nuk shkon aq lehtë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se e vlerëson entuziazmin e emisarit të posaçëm të presidentit amerikan për bisedime në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i cili të premten e viziton Beogradin, por “nuk shkon aq lehtë” me përshpejtimin e bisedimeve.

Vuçiq: E vlerësoj energjinë e Grenelit, por përshpejtimi i bisedimeve nuk shkon aq lehtë

Ai ka pretenduar se në Dallas ka biseduar me këshilltarin amerikan për siguri kombëtare Robert O’Brien, dhe se O’Brien dhe Grenell “tregojnë energji të madhe” si dhe se për Serbinë është i rëndësishëm përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Ai ka thënë se Grenell, para arritjes në Beograd, kryesisht ka folur për ekonomi.

“Do të bisedojmë për gjithçka. Është e pakuptimtë të flasim për trafikun ajror, e të mos mund të transportojmë mallra”, ka thënë Vuçiq duke i përmendur taksat kosovare në prodhimet serbe.

Ai ka thënë se gjithmonë është i kujdesshëm para takimit me Grenellin, por se i respekton qëllimet dhe energjinë e Grenellit, për të cilin ka thënë se është njeri i cili ka pasion të veçantë në politikë./Insajderi.com.