Vuçiq: Edhe problemet e brendshme po na i zgjidh Kurti, po flet se kush duhet të jetë në pushtet në Serbi

Vuçiq: Edhe problemet e brendshme po na i zgjidh Kurti, po flet se kush duhet të jetë në pushtet në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se Beogradi e di se cilat janë interesat e veta shtetërore dhe se do të vazhdojnë të luftojnë për popullin e vet dhe të drejtat që iu takojnë pa marrë parasysh situatën, transmeton Insajderi.

Kështu u përgjigj ai deri u pyet se a ka presione nga Prishtina dhe nga Uashingtoni për një platformë të re për vazhdimin e negociatave në Bruksel.

Në një konferencë për shtyp, me rastin e pranimit të kontingjentit të dozave të vaksinave nga kompania ‘AstraZeneca’, Vuçiq ka theksuar Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje është duke treguar se kush duhet të jetë në pushtet në Serbi, shkruan e përditshmja serbe ‘Tanjug’.

“Nuk keni përgjigje adekuate, e shoh se edhe problemet e brendshme po na i zgjidh Albin Kurti, i cili po flet për atë se si duhet Serbia të duket dhe kush do të duhej të ishte në pushtet. Ndaleni e heshtni, leni të gjithë të flasin, të gjitha janë të fortë e të mençur. Ne do t’i lëmë, le ta bëjnë ata punën e tyre, e ne tonën”, u ka thënë Vuçiq, gazetarëve në aeroportin “Nikolla Tesla”. /Insajderi.com