“Vuçiq është Millosheviqi buzëqeshur”

“Vuçiq është Millosheviqi buzëqeshur”

Armend Muja i cili do të jetë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë legjislaturë, deklaroi të premten se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, “është Millosheviqi me buzqëeshje”.

Ky reagim i Mujës erdhi pasi i pari Serbisë publikoi një fotografi në Instagram, ku flamuri serb paraqitet mbi hartën e Kosovës.

“Vučić ka publikuar një hartë të Kosovës të pikturuar me flamurin serb. Veprimet e tij në të kaluarën, që nga mohimi i masakrës së Reçak-ut, projekti i mini-Shengenit dhe mbështetja për partitë e rendit të vjetër kishin një qëllim të vetëm – rikthimin e Kosovës dhe Malit të Zi në orbitën e dominimit serb”, ka shkruar Muja në Facebook.

Mijëra shqiptarë kanë bërë thirrje që të raportohet profili i presidentit serb në Instagram – me arsyetimin se si i tillë përmban urrejtje etnike ndaj shqiptarëve. /Insjaderi.com

 

Presidenti i Serbisë Vučić ka publikuar një hartë të Kosovës të pikturuar me flamurin serb. Veprimet e tij në të…

Posted by Armend Muja on Friday, 19 March 2021