Vuçiq falënderon ministrin grek për mosnjohje të Kosovës

Vuçiq falënderon ministrin grek për mosnjohje të Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar të enjten me ministrin grek për Mbrojtje Kombëtare, Panos Kammenos.

Në këtë takim ndër tjerash Vuçiq dhe Kammenos kanë biseduar për situatën në rajon, ndërsa Vuçiq ka falënderuar ministrin grek për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës, shkruan B92.

“Serbia vlerëson lartë mbështetjen e Greqisë në rrugën e Serbisë drejt Evropës dhe është pozitën konsistente për të mos njohur pavarësinë e deklaruar njëanshëm të Kosovës”, ka thënë Vuçiq. /Insajderi.com