Presidenti i Sebrisë, Aleksandar Vuçiq, ka falënderuar shtetin e Palestinës për “qëndrimin parimor për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës”, njofton Insajderi.
Vuçiq është takuar me ambasadorin palestinez, Muhamed Nabhan, me të cilin diskutoi aspekte të ndryshme të marrëdhënieve bilaterale.
I pari i shtetit serb, mes tjerash u shpreh falënderues ndaj këtij vendi edhe për mbështetjen e Palestinës ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë.
Tutje bëhet e ditur se Vuçiq e njoftoi diplomatin palestinez edhe për rrjedhën e dialogur mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Presidenti Vuçiq falenderoi Palestinën për përkrahjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të Serbisë dhe pozicionin parimor për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur njëanshëm nga Kosova. Ai e informoi ambasadorin Nabhan lidhur me dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan B92.
Ambasadori Nabhan e informoi Vuçiqin për pikëpamjen palestineze për situatën në Lindjen e Mesme. /Insajderi.com/