Vuçiq falënderon serbët në veri që “u treguan të përmbajtur gjatë vizitës së Kurtit e Osmanit”

Vuçiq falënderon serbët në veri që “u treguan të përmbajtur gjatë vizitës së Kurtit e Osmanit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj vizitës së djeshme të ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Lëvizjes, Vetëvendosje, Albin Kurti në veri të Mitrovicës.

Ai ka falënderuar serbët, për siç ka thënë, reagimin e përmbajtur të cilin e kanë treguar gjatë vizitës.

“Ka një histeri zgjedhore atje. Faleminderit serbëve për reagimin e tyre të përmbajtur, i cili ishte verbal, jo fizik. Ne duhet të mbajmë paqen dhe stabilitetin, jo pse ata janë më të fortë, por sepse na shkon për shtat”, tha Vuçiq.

Vuçiq po qëndron në Francë nga ku ka paralajmëruar takim me presidentin, Emanuel Macron. Ai ka thënë se temë kryesore e takimit do të jetë Kosova./Insajderi.com