Vuçiq falënderon të gjithë oficerët e policisë serbe “që mbrojtën Kosovën tonë”

Vuçiq falënderon të gjithë oficerët e policisë serbe “që mbrojtën Kosovën tonë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka falënderuar të gjithë ushtarët dhe policët që sipas tij “e kanë mbrojtur Kosovën”, transmeton Insajderi.

Këtë falënderi ai e bëri në ceremoninë e shënimit të Ditës së Policisë në Serbi.

“Unë jam mirënjohës të gjithë oficerëve të policisë, aktivë dhe pensionistë, të cilët, kanë mbrojtur territorin tonë të Kosovës dhe Metohisë. Faleminderit të gjithëve që kanë qenë gjithmonë me njerëzit tonë. Unë jam krenar për ju”, tha ai, raporton ‘Kosovo Online’.

Ai më tej shprehet se “policia është atje, për të mbajtur rendin dhe qetësinë, që të ketë një garanci për të gjithë se mund të jenë të sigurt se fëmijët e tyre do të shkojnë lirshëm në shkollë, do të shkojnë në qytet dhe se do të kthehen në shtëpitë e tyre të sigurt”. /Insajderi.com