Vuçiq flet pas takimit me liderët e rajonit: Kishte shumë mospajtime

Vuçiq flet pas takimit me liderët e rajonit: Kishte shumë mospajtime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, foli për media pas takimit me liderët e rajonit, i njohur si procesi i “Brdo-Brijunit” në Slloveni, transmeton Insajderi.

Ai theksoi se ishte një takim i mirë dhe me shumë mospajtime.

“Por, jemi mësuar. Së pari, ishin ata midis Beogradit dhe Prishtinës, të gjithë ne me Sarajevën dhe brenda BiH. Asgjë e re”, deklaroi Vuçiq.

Ai tutje tha se dialogu duhet të vazhdojë, dhe në këtë kontekst, ai e vlerësoi takimin e sotëm në Brdo afër Kranj si interesant, raporton Tanjug.

Në takim, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura, pra pa media, morën pjesë edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviqç, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshiq, Shefik Gjaferoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski./Insajderi.com