Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka ftuar për një takim të dielën në Paris, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq,
Mediat serbe gjatë ditës raportuan se arsyeje për këtë është faza finale e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Për këtë së fundi ka folur edhe vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Insajderi.
“Ne kemi një ftesë nga Merkel për një takim bilateral të dielën në mëngjes, që është i rëndësishëm për vendin e Serbisë. Njerëzit duhet të jenë krenar për këtë”, deklaroi fillimisht Vuçiq.
Ai tutje tha se është i frikësuar me gjendjen në Ballkan.
“Jam i shqetësuar me gjendjen në shtetet e Ballknait. E di, dhe kjo është e gjitha që mund ta them”, deklaroi presidenti serb.
Vuçiq vlerësoi se gjithmonë është i gatshëm ta dëgjojë Merkelin, dhe se Beogradi ka nevojë për Gjermaninë.
Ai nuk tregoi nëse ky takim është i lidhur direkt me temën e Kosovës.
Para takimit me Merkelin, nesër presidenti serb do të takohet me Hashim Thaçin për ta vazhduar dialogun. /Insajderi.com