Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka paralajëmruar ndërtimin e dy qendrave klinik-spitalore në Kosovë si dhe shtrimin e rrugës Jarinje-Mitrovicë, transmeton Insajderi.
Vuçiq para përfaqësuesve të serbëve nga Kosova tha se Serbia do ta ndihmojë mënyrë të konsiderueshme popullin serb në Kosovë si dhe të vazhdojë të investojë në projekte të rëndësishme.
“Janë dy qendra të mëdha klinike-spitalore në Mitrovicë dhe tjetra në Graçanicë që nis së shpejti të ndërtohet. Do ta shtrojmë në plotni rrugën magjistrale nga Jarinja deri në Mitrovicë që i ka diku 53 apo 54 kilometra e që do të jetë sikur një pistë e vërtetë.
Me këtë do të tregojmë se cila është fuqia e shtetit të Serbisë krahasuar me vitet e dekadat që shkuan”, tha ai, raporton Tanjug./Insajderi.com