Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur para nisjes për në Uashington, ku më katër shtator do të mbahet takimi me delegacionin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë për dialogun Prishtinë-Beograd, njofton Insajderi.
Vuçiq është deklaruar publikisht në lidhje me këtë zhvillim për të cilin thotë se pret surpriza nga ky takim.
“Esenca është se Avdullah Hoti dhe zyrtarët e tjerë thonë se në SHBA po shkojnë për njohje. Ka edhe deklarata jozyrtare të liderëve në regjion se unë duhet të nënshkruaj gjithçka që jipet atje. I kam dëgjyuar me kujdes. Pres surpriza, nuk hezitoj ta them këtë. Dhe po ashtu, do të kërkoj falje nga administrata amerikane nëse një gjë e tillë nuk ndodhë”, ka thënë Vuçiq sot për “Tv Pink”.
Ai tutje tha se e ka parë agjendën e takimit në Shtëpinë e Bardhë dhe se siç ka thënë ai aty është vetëm një pikë problematike.
“Serbia paguan çmimin e veprimeve katastrofale politike që ka bërë në të kaluarën në lidhje me Kosovën”, shtoi ai.
Ndryshe, në takimin mes Kosovës dhe Serbisë I cili u shtye për katër shtator në Shtëpinë e Bardhë, delegacioni i Kosovës atje përfaqësohet me shtatë zyrtarë. /Insajderi.com