fbpx

Vuçiq flet sikur Thaçi: Nëse zgjidhem president do të ketë stabilitet

Vuçiq flet sikur Thaçi: Nëse zgjidhem president do të ketë stabilitet

Kur Hashim Thaçi ishte zgjedhur president i Kosovës, me 26 shkurt të vitit të kaluar,  kishte thënë se zgjedhja e tij president do të nënkuptojë stabilitet për vendin. Ai ishte zgjedhur president në një seancë plot gaz lotsjellës nga opozita dhe protesta të dhunshme jashtë objektit të Kuvendit.

Thaçi kishte ardhur në pozitën e presidentit pasi kishte qenë kryeministër dhe më pas ministër i Jashtëm.

E një vit pas, pikërisht në shkurt, një tjetër lider, kryeministri i Serbisë, ka shpallur kandidaturën e tij për president. Ka folur njëjtë si Thaçi.

Vuçiq hapave të Thaçit – shpallë kandidaturën për president

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste televizive sonte e ka bërë publik synimin e tij për të qenë kandidat i partisë së tij për President të Serbisë, njofton Klan Kosova.

“Vendimi nuk është marrë sot, por gjë kjo do vendoset të premten në Këshillin Qendror. Rreth 90% e anëtarëve të kryesisë kanë diskutuar për këtë çështje”.

“E kam pranuar kandidaturën pasi mendoj se është me rëndësi ta sigurojmë vazhdimësinë dhe stabilitetin e Serbisë”.

“Kryesorja është se kjo është një çështje me rëndësi të madhe për Serbinë, dhe nuk ka të bëjë me atë se nuk më pëlqen puna si shef i Qeverisë”.

“Kjo është paraqitja ime e fundit si Kryeministër, pa marrë parasysh nëse do të bëhem President apo jo”.

Ngjarjet kronologjike që quan në zgjedhjen e Hashim Thaçit president