Vuçiq: Gjendja politike në Kosovë pamundëson zbatimin e marrëveshjeve

Vuçiq: Gjendja politike në Kosovë pamundëson zbatimin e marrëveshjeve

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e ka parë si problem gjendjen aktuale politike në Prishtinë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai në RTS tha se “Serbia është e interesuar për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin”.

“Ata nënshkruan SSO, kështu që ata nuk bënë asgjë në lidhje me të dhe ata haptas thonë se nuk u shkon ndërmend ta bëjnë atë. Ne jemi të interesuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit për serbët dhe çfarë mund të bëjmë për njerëzit tanë, dhe nëse do të ruajmë integritetin e Serbisë”, theksoi ai.

Vuçiq përmendi tre emra që dëshirojnë të marrin postin e presidentit: Vjosa Osmani, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj.

Po ashtu, i pari Serbisë ritheksoi se dialogu mund të jetë “rrugë e gjatë”. /Insajderi.com