Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Ramush Haradinaj është politikan “serioz’, “i fort” dhe “i rrezikshëm”, përcjell Insajderi.
Këto deklarata ai i bëri pasi lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmendi të hënën opsionin e bashkimit me Shqipërinë në rast se “Kosova vazhdon të jetë e varur nga BE-ja”.
I pari i Serbisë, tha se Kosova do ta ketë përgjigjen adekuate në rast “të një përpjekje të tillë”, raporton B92.
“Përgjigja ime është – ju bëni punën e jua, çfarë të doni, a ne do të kemi përgjigje të mirë dhe adekuate, e qytetarët nuk kanë se pse të shqetësohen”, tha ai.
Vuçiq, deklaroi se Ramush Haradinaj mund të jetë president i Kosovës me mbështetjen e Albin kurtit.
Ai shtoi se të dytë ( Kurti-Haradinaj) mund të pajtohen për bashkim me Shqipërinë. /Insajderi.com