Vuçiq: Haradinaj të mos shpenzojë kerozinë me aeroplan në Uashington, nuk do të ketë marrëveshje finale

Vuçiq: Haradinaj të mos shpenzojë kerozinë me aeroplan në Uashington, nuk do të ketë marrëveshje finale

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj liderit të Aleancës për Ardhëmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se në takimin e dy shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, Kosova duhet të shkojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Kësaj deklarate i është përgjigjur presidenti serb, i cili tha se atje do të ndodhë krejt diçka tjetër.

Ai tha se Haradinaj nuk duhet të shpenzojë kerozinë deri në Uashington nëse shpreson për një marrëveshje përfundimtare.

“Haradinaj mund ta kthejë avionin e tij menjëherë pas dhe të mos shpenzojë kerozinë nëse shkon në Uashington për një marrëveshje përfundimtare, sepse kjo nuk do të jetë”, tha Vuçiq për TV Pink.

Sipas tij, në Uashington mund të ketë bisedime vetëm për tema të caktuara.

“Ne do të shkojmë në Uashington për të diskutuar temat e caktuara. Ne mund të flasim për çdo temë, por nëse ato marrin gjithçka, dhe ne nuk marrim asgjë, dhe nëse i pranojmë, ata nuk do ta shikojnë këtë film”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se në Bruksel do të bisedojë për mbrojtjen e Manastirit të Deçanit, teksa e pranoi se Serbia nuk mund të garantojë mbrojtjen e tempujve serbë në territorin ku praktikisht me vite nuk ka pushtet. /Insajderi.com