Vuçiq i bindur për përkrahjen e Sllovenisë nëse vjen deri te marrëveshja me Kosovën

Vizita e shefit të shtetit të Sllovenisë Borut Bahor është e para në Serbi pas zgjedhjes së tij në vitin 2017.

Vuçiq i bindur për përkrahjen e Sllovenisë nëse vjen deri te marrëveshja me Kosovën

Në konferencën për gazetarë kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka porositur se dy vendet kanë dinamikë të mirë të zhvillimit dhe se kanë shkëmbim të shkëlqyer tregtar, i cili tregon edhe zhvillimin e marrëdhënieve.

Ai ka shtuar se dy presidentët kanë biseduar edhe  për Kosovën, si dhe që Serbia do ta ketë përkrahjen e Sllovenisë nëse vjen deri te zgjidhja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi biseduar për rrugën e Serbisë në BE. Ne e kemi përkrahjen e Sllovenisë në rrugën tonë evropiane. Dëshirojmë që ky rrugëtim të përshpejtohet”, ka thënë Aleksandar Vuçiq./Insajderi.com.