Vuçiq i drejtohet popullit serb para takimit me Avdullah Hotin

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq i drejtohet popullit serb para takimit me Avdullah Hotin.

Vuçiq i drejtohet popullit serb para takimit me Avdullah Hotin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të i drejtohet publikut në Serbi në lidhje me bisedimet për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Serbisë, vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe planet për mposhtjen e pandemisë Covid-19, raporton agjencia e lajmeve serbe, transmeton Insajderi.

Ky adresim publik i Vuçiqit vjen disa ditë para se i pari i Serbisë të takohet me të parin e Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hotin.

Takimi  do të mbahet më 12 korrik me ndërmjetësimin e Shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Ky takim vjen pasi u anulua takimi i Uashingtonit i iniçuar nga emisari i Trump-it, Richard Grenell – kjo pas aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale ndaj presidentit, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Në opinion ekziston dyshimi se ka divergjenca mes SHBA-ve dhe BE-së sa i përket dialogut. /Insajderi.com/