“Fitore absolute”

Vuçiq i fiton bindshëm zgjedhjet

Serbët nuk duan t’i udhëheqë askush tjetër pos Aleksandër Vuçiq, prandaj edhe i kanë mundësuar fitore absolute, duke ia thënë fuqinë parlamentare që të qeverisë i vetëm në Serbi.

Vuçiq i fiton bindshëm zgjedhjet

Koalicioni i mbledhur rreth Partisë Progresiste Serbe të Aleksandër Vuçiq, nën sloganin “Aleksandër Vuçiq – për fëmijët tanë”, ka fituar 62.6 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Serbi, njofton Insajderi.

Sipas gazetës serbe Danas këto të dhëna vijnë pasi janë numëruar 91.1 për qind të votave.

Ndërsa bëhet e ditur gjithashtu se pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte tejet e ulët krahasuar me zgjedhjet e kaluara në Serbi me vetëm 49 për qind të qytetarëve që e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.

Koalicioni SPS-JP ka i udhëhequr nga Ivica Daciq dhe Dragan Markoviq, ka dalur në vendin e dytë me 10.9 për qind, ndërsa lista e Aleksandër Sapiq, si i treti, fitoi 4.2 për qind.

Kurse “Lëvizja për Rindërtimin e Mbretërisë së Serbisë”, po lufton për të kaluar pragun me 2.7 për qind të votave.

Nga pakicat kombëtare është Alternativa Demokratike Shqiptare, e cila pritet t’i ketë katër deputetë në parlamentin serb.

Aleksandër Vuçiq pas rezultateve preliminare ka deklaruar se partia e tij fitoi “besimin më të madh të qytetarëve të Serbisë ndonjëherë”.

Ai pohoi se nga rreth tre milionë e 300 mijë votues sa votuan, partia e tij mori mbi dymilionë vota, gjë që e ka konsideruar një “fitore absolute”.