Vuçiq i lumtur me procesin zgjedhor. Por, i shqetësuar me javët e vështira që e presin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka dhënë një intervistë për TV Most, ku ka deklaruar se është shumë i lumtur me pjesëmarrjen masive të serbëve të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë, njofton Insajderi.
Ai gjithashtu ka folur shkurt për dialogun dhe takimin në Uashington.
Ka thënë se nuk do të jenë ditë të lehta këto që po vinë.
“Ditë dhe javë të vështira në lidhje me Kosovën janë para nesh”, ka deklaruar presidenti serb.
Ai ka folur edhe për procesin zgjedhor, që sipas tij, po shkon shumë mirë dhe nuk po ka parregullsi./Insajderi.com