Vuçiq i lutet Prishtinës të mos e “pushtojë” Valaçin

Vuçiq i lutet Prishtinës të mos e “pushtojë” Valaçin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi këtë të premte se Prishtina po zgjedh momentin nëse dhe kur do ta “pushtojë” nënstacionin e Valaçit, dhe se i lutet të mos e bëjnë këtë.

I pyetur rreth paralajmërimit të tij të mëhershëm se më 6 nëntor autoritetet e Kosovës mund ta pushtojnë veriun e vendit dhe ta marrin Valaçin, Vuçiq ka shpjeguar se ka thënë se nga 6 nëntori, kjo mund të ndodhë për shkak të qëndrimit ndaj KOSTT-it, shkruan Tanjug, transmeton Shqip.com

“Ata do të kërkojnë arsye për tarifimin e energjisë elektrike në veri. Ata do të përpiqen ta përdorin atë në një moment për të arritur disa qëllime të tjera politike që nuk kanë të bëjnë me energjinë. I lutem të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq.

Më tej, ka thënë se “ata (autoritetet e Kosovës) zgjedhin se kur dhe nëse do ta bëjnë”.

Sipas tij, është në rregull që opozita ta mbështesë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Fakti që opozita mbështet Kurtin është mirë, por lloji i sulmit ndaj serbëve se ata janë kriminelë, tregon se sa pak duhet për të poshtëruar veten dhe për të lajkatuar dikë jashtë vendit”./Insajderi.com