Vuçiq i shkruan Trumpit: Kosova ngarkesë e rëndë

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq i ka dërguar një letër presidentit të SHBA Donald Trump dhe përsëri e lut që ai ta vizitojë Serbinë.

Vuçiq i shkruan Trumpit: Kosova ngarkesë e rëndë

Vuçiq në letër i ka falënderuar SHBA të cilat po i ofrojnë përkrahje Serbisë në rrugën e saj drejtë Evropës, dhe sidomos për përkrahje “për përpjekjet e Serbisë ta ruaj paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.

“Me letrën tuaj dashamirëse të 14 dhjetorit edhe një herë kenë theksuar gatishmërinë e SHBA të ndihmojnë në dialog në mes të Beogradit dhe Prishtinës, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për problemin shekullor të Kosovës dhe Metohisë. Besoni, i nderuari president, se askush më tepër nuk do këtë zgjidhje se vendi im, sepse problemi i Kosovës dhe Metohisë është një barë e rëndë, para se gjithash për Serbinë dhe popullin serb”, ka shkruar Vuçiq.

Ai ka shtuar se “Serbia është e përkushtuar për dialog dhe se i qaset me guxim dhe realisht, duke menduar për ardhmërinë e të gjithëve në Ballkanin Perëndimor”, duke pretenduar se “Serbia i ka plotësuar të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”.

“Pa marrë parasysh vullnetit dhe besimit tonë, taksat të cilat i ka futur Prishtina ndaj mallrave nga Serbia paraqesin ngarkesë dhe pengesë të pakapërcyeshme për vazhdimin e dialogut. Ato jo vetëm se i sjellin dëme ekonomisë serbe, por e cenojnë edhe jetesën e serbëve në Kosovë dhe Metohi, të drejtat e të cilëve duhet të mbrojmë. Edhe një herë po theksoj: momentin kur Prishtina e heqë ketë masë të pakuptimtë dhe të dëmshme, jemi të gatshëm ta vazhdojmë dialogun në kërkim të zgjidhjes së përhershme dhe të qëndrueshme”, ka theksuar Vuçiq.

Ai gjithashtu edhe një herë i ka bërë thirrje presidentit Trump që ta vizitojë Serbinë, ku do të ishte vizita e parë e një presidenti amerikan pas dyzet vjetëve./Insajderi.com.