Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, para deputetëve të Parlamentit të Serbisë do të raportojë për bisedimet me Kosovën.
Siç raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug, raporti i përket periudhës maj 2019 e deri në qershor të këtij vit.
Në muajin qershor u zhvillua takimi ndërmjet Albin Kurtit e Aleksandër Vuçiqit.
Një tjetër takim do të mbahet në korrik – aty, në Bruksel.
Pikërisht të gjithë në Bruksel potencuan se takimi i 15 qershorit Kurti-Vuçiq “ishte i vështirë”.
Kosova nuk e pranon Asociacionin e Komunave Serbe, ndërsa Serbia thotë se “kurrë nuk do ta njohin Kosovën si shtet”. /Inssajderi.com